PZAP sot publikon vendimin për certifikimin e kandidatëve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot, me 26 janar, ditë e marte do të marrë vendimin lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit në institucionin e PZAP-it.

“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen”, ka thënë

Ndërkaq, në faqen zyrtare të PZAP-së thuhet se vendimi do të kumtohet në afatin më të shpejtë të mundshëm.

“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, thuhet në njoftim.

Related posts