Qëndron Kastrati shpërblehet me mirënjohje nga mediumi kallxo.com për bashkëpunim gjatë këtij viti

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka pranuar mirënjohje nga mediumi që operon në Kosovë kallxo.com për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë vitit 2020.

Imazhi i kryetarit Kastrati nga fillimi është përcjellur pa ndonjë skandal në qeverisjen e tij dhe është vërtetuar forcimi i llogaridhënies institucionale dhe transparencës në nivel lokal atje.

Lexoni të plotë postimin e z. Kastrati:

Sot pranuam mirënjohje nga kallxo.com për bashkëpunimin gjatë këtij viti🤝🔍.
Transparenca komunale, komunikimi i vazhdueshëm me media lokale e qendrore, ka ndikuar që Kamenicës t’i rikthehet vëmendja pas shumë vitesh.
Faleminderit😊

Related posts