Qeveria e kosovës ndanë 20 milion euro për të akuzuarit e Gjykatës Speciale . Këtu përfshihet edhe kompensimi në rast se ata shpallen të pafajshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë kanë ndarë tanimë një shumë të parave prej 20 milion euro për mbrojtjen e të akuzuarëve në Gjykatën Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë Selim Selimi në një intervistë për kallxo.com.

Ministri Selimi, ka thënë se deri tani janë ndarë shtatë milionë euro për mbrojtje të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë. Ai gjithashtu tha se lidhur me ndihmën ndaj të akuzuarëve potencial ka nënshkruar tri udhëzime administrative.

Nga ky fond prej 20 milion euro, të ndarë për të akuzuarit e përmendur do të përkrahen edhe familjet e tyre, ku përfshihen udhëtimet e tyre, vizitat, etj. Gjithashtu për ata që shpallen të pafajshëm do ketë kompensim për ta.

“Nga këto 20 milionë do të ndahen fonde për mbrojtjen e tyre, do të ndahen fonde për përkrahjen e  familjeve të tyre që parashihet me një udhëzim tjetër ku parashihen udhëtimet e tyre, vizitat etj. Dhe i fundit për ata që shpallen të pafajshëm kompensimi i shpalljes së tyre të pafajshëm”, tha Selimi.

Ministri Selimi tha se momentalisht e kanë infrastrukturën e  mirë ligjore që të ketë llogaridhënie, kontroll dhe balancë në dhënien e këtyre parave.

“E kemi stafin i cili është duke kaluar nëpër verifikim sepse do të punojmë me çështje konfindenciale. Posa të arrihet ky verifikim që e kam bërë kërkesën unë mendoj që atëherë do të jemi operacional që t’i shqyrtojmë kërkesat e mbrojtjes atje. E kemi bërë legjislacionin, e kemi futur tërë stafin që të merret me verifikim të prapavijës së tyre dhe do të fillojmë punën” tha Selimi.

Sipas tij, me dijeninë  e tij më herët ka qenë një vendimmarrje kolektive në Qeveri që të ndahen këto fonde të ndihmës.

Ndërsa për avokatët ai tha se kanë vendosur tre parametra.

Sipas tij, palët që zgjedhin avokatë çmimet e punëve-orëve të tyre do të maten me tre parametra.

“Parametri i tarifës së Odës së Avokatëve të Kosovës, tarifa e Odës së Avokatëve të Holandës dhe tarifës nga shteti prej të cilit vjen avokati”, tha Selimi.

Kujtojmë se në kërkesë -arrestin e Dhomave të Specializuara, saktësisht pikat 10 dhe 11 tregojnë se janë kryer pagesa si mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial të Gjykatës Speciale e të cilat pagesa pretendohet se janë kryer pa kritere.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.