Qeveria Hoti në “letargji”, gjithçka me vonesë

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, për kundër faktit se është premtuar shumë më heret, nuk po arrinë kurrsesi të kaloj ne kuvend, ky ligj është cilësuar si shumë i nevojshëm nga njohësit e qështjeve ekonomike.
Kosova, si shumë vende të botës, është prekur nga mbyllja për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo ka bërë që aktiviteti ekonomik të bjerë ndjeshëm.
Ishte miratuar një pako emergjente nga ish Qeveria Kurti, ku kishin përfituar ndihmë financiare shumë biznese, kryesisht në pagesat e punëtorëve dhe një pjesë të qirasë, pas ardhjes në krye të qeverisë, Avdullah Hoti, Ai kishte thënë se kjo pako nuk është e mjaftueshme dhe nevojitet një ligj për rimëkëmbje ekonomike, ku do të ndihmoheshin shumë biznese të prekura nga pandemia Covid-19.
Megjithatë, ky ligj nuk ka kaluar as sot dhe tashmë është bërë tepër vonë, Hoti kishte vonuar edhe pagesat nga pakoja e parë të miratuar nga qeveria Kurti.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të ketë një epilog vendimtar këtë javë, ndryshe sipas tij i humb kuptimi. Këtë ai e ka thënë përmes një postimi në rrjetin social.
Rukiqi kishte folur edhe më herët për rëndësinë e këtij ligji:
“Ligji mundëson që shumë instrumentet të Pakos Emergjente të zbatohet më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtator a po tetor të fillojë se zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Problemi kryesor i Pakos Emergjente qëndron te efikasiteti pra vendosja e parave në treg tek qytetarët dhe bizneset”, tha Rukiqi në një konferencë për medie.
Ai ka folur edhe për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional i Kosovës, duke thënë se qytetarët janë të gatshëm ta shpenzojnë këtë shumë.
“Mjetet e Trustit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Është diçka e domosdoshme”, tha ai.
Po ashtu, Rukiqi ka treguar se pjesa më e rëndësishme e këtij Ligji është pjesa e qasjes më të lehtë në kredi, ku sipas tij, do t’i jepte lehtësonte punën bizneseve.
Pavarsisht gjendjes së keqe të bizneseve dhe qytetarëve, Hoti ka zgjedhur kryeneqësinë dhe arrogancën, ai në asnjë mënyrë nuk është përpjekur që t’i siguroj votat për këtë ligj, ligji dhe qytetarët e Kosovës po bien pre e hesapeve politike të LDK-së, VV-së e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës kishte thënë se do t’a përkrahënin ligjin për rimëkëbje ekonomike nëse merren parasyshë rekomandimet e tyre. Ky ligj është me vonesë të madhe tashmë.
Vonesa kishte edhe në sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal, Qeveria Hoti e siguroi këtë vaksinë vetëm para dy ditëve, ku tashmë ajo ishte dashur të vihet në përdorim qysh para dy muajve, si pasoj shumë të moshuar u grumbulluan para shtëpive të shëndetit për t’a marrë këtë vaksinë, duke rrezikuar shëndetin e tyre.
Paramendojeni sa mund të zgjasë, sigurimi eventual i vaksinave Covid-19, nga kjo qeveri.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.