Qeveria miraton masat e rimëkëmbjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, që është pjesë e buxhetit në vlerë prej 222.4 milionë euro.

“Sot bashkë me ministren e financave kemi dalë për të njoftuar për një vendim të rëndësishëm të cilin e kemi votuar mbrëmë në mbledhje elektronike dhe sot hyn në fuqi lidhur me masat për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, që është pjesë e buxhetit në vlerë prej 222.4 milionë euro”, tha Hoti.

Hoti prezantoi vendimin për masat specifike.

“6.5 milionë euro që do të shpërndahen për bizneset ë vogla. Ky do të jetë vendimi i parë dhe pagesa e parë. Për Ministrinë e Arsimit 5 milionë euro për arsimin në këtë vit shkollor për kushte te veçanta. Do të vazhdojmë të mbështesim  MKRS për aktivitetet kulturore sportive me 2.5 milionë euro”, tha Hoti.

Ai shtoi se për program të veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri ndahen 1 milion euro, ndërkaq masa 5 është se ndahen 50 milionë euro për Shëndetësi, 40 milionë për vaskina dhe 10 për aparate.

Kryeministri në detyrë njoftoi se në sektorin e gastronomisë u ndahet një shumë prej 3 milionë eurove, gastronomive, hoteleve e të tjera.

“Ky ka qenë vendimi jonë dhe kjo shumë do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme”, tha ai.

Sipas Hotit, në masën 9 janë komunat që do të mbështeten me 7.7 milionë euro.

“Në masën e 10 për të stimuluar me 40 milionë euro për fondin kreditor. Në masën 11 për ndërmarrjet publike 21 milionë euro nga BERZH-i kredi”, bëri të ditur ai.

Sipas këtij vendimi, masa tjetër për ndërmarrësi është prej 11 milionë euro për kompani private për inciativa të ndryshme

“Me ministrinë e ekonomisë për 16 milionë euro për zbatimin e rimëkëmbjes ekonomike. Ne ministrinë e Zhvillimit Rajonal 1 milionë euro. Masat e fundit është e 16 ne koordinim do ti rrisin që te gj  it ha pensionet qe janë nën 100 euro me shumë prej 13.5 milionë euro për skemat pensionale. 10 milionë euro për personat qw e kanë humbur punën ai rezultat i pandemisë”, tha ai./kallxo.com

Related posts