Qeveria ndanë 2 milion euro për 165 biznese

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese nga programi për rimëkëmbje ekonomike.

Në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, përkatësisht masa 8, u ndanë 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë kësaj ceremonie, Hoti tha se së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, dhe mbështetje për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur që ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, për shkak të mungesës së deputetëve. Ky projektligj u arrit të votohet vetëm në lexim të parë.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.