Qeveria sot miratoi koncept-dokumentin / I hapet rruga Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Sot, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës ku si pikë të parë ka miratuar propozim -vendimin për koncept-dokumentin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ky Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili u inicua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike.

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

“MD është përkujdesur që të marrë instrumentet më bashkëkohore të rregullimit të kësaj çështje. Menjëherë pas miratimit të koncept domumentit, pa humbur kohë MD do të përgatis projektligjin”, tha ajo.

Ministrja ka paralajmëruaredhe themelimin e një agjensie të pavarur për procedurat e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Se a do të mbetet Albulena Haxhiu, gruaja që do ta bëj historinë e kësaj periudhe kohore në marrjen e pasurisë së fituar pa ligjshëm ndaj të gjithë atyre që abuzuan për shumë vite në Kosovë kjo do të mbetet të shifet në ditët dhe muajt në vazhdim. Kjo veprimtari do të dëshmonte qartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe krahas kësaj për t’i siguruar qytetarët se asetet e përfituara në mënyrë joligjore nuk do të përdoren për të shtuar nivelin e krimit të organizuar.

Sa i përket kësaj çështje shumë vende dhe sisteme juridike kanë përpiluar legjislacion të përshtatshëm dhe të organizuar mirë për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe vendosjen e praktikave gjyqësore të nevojshme.

Related posts