QKMF në Klinë organizon homazhe në kujtim të Dr. Gjon Gjidodës

Në 1 vjetorin e vdekjës së doktorit nga Komuna e Klinës Gjon Gjidoda, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë organizoi homazhe përkujtimore në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

Në shenjë kujtimi u zhvillua ndeshje futbollistike në mes të
QKMF ” Nënë Tereza” dhe Bashkia Krume.

U vendos që ky turne të jetë tashmë tradicional me karakter shtetëror dhe me mbeshtetjen e Odës së Mjekëve të Kosovës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.

Ata që morën pjesë në organizimin e këtij eventi ishte
Kompanine CFO në krye me Drejtoreshen Irena Bano, institucionet fetare në Klinë, Don Pal Tunaj
Hoxhe Fitim Bojaj dhe Etem Desku, përgjegjësinë për sport Rexhe Buqani
dhe Zenel Bashota.

QKMF-Klinë dhe kolegët e Dr. Gjonit me veprimtarinë e tyre do të kujdesën që jeta dhe vepra e tij të mbesin në mesin tonë.

Kujtojmë se doktori humbi jetën gjatë një vetaksidenti që ndodhi vitin e kaluar në Balincë të Malishevës.

Dr. Gjoni u aksidentua në një mur të shitores ku gjatë një kthese humbi kontrollën.

Related posts