QKUK e konfirmon se 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

Në një përgjigje të dhënë nga Qendra Klinike Univeristare e Kosovës thuhet se Nazlije Sherifi e cila vdiq një ditë më parë ishte e infektuar me Covid-19. 19 vjeçarja e ndjerë vuante nga një sëmundje e rëndë e veshkave ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Edhe në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thuhet se në 24 orët e fundit ka vdekur një 19 vjeçare nga Mitrovica dhe një 31 vjeçar nga Prizrenit për shkak të virusit COVID-19.

Related posts