Qytetarë të shumtë të interesuar për testim, Zemaj monitoron nga afër procesin

Sot është bërë e ditur se për dy ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë do të bëhen testime masive për qytetarë vullnetarë. Ky testim po kryhet nga një eikp mobil nga IKSHPK-ja e cila sot është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjatë ditës deri tani janë parë një numër i madh i të interesuarve për testin PCR i cili do bëhet sot dhe nesër.

I pranishëm gjatë këtij procesi, është parë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka monitoruar nga afër testimet dhe ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të vijnë të testohen në tendën e vendosur në Sheshin “Zahir Pajaziti”, por edhe në IKSHPK dhe në të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, ekipa mobile e IKSHPK-së sot dhe nesër do të jetë në sheshin “ Zahri Pajaziti” për testime vullnetare të qytetarëve tanë për COVID 19”, ka thënë Zemaj gjatë vizitës.

Related posts