Qytetarët falenderojnë angazhimin e Labinot Tahirin që mblodhi para për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Labinot Tahiri, këngëtari i njohur dhe humanisti ka shpërndarë një fotografi ku shihet vendi ku ai ka mbledhur paratë për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj.

Aty është shkruar “BRAVO LAB”, si shenjë falenderimi për angazhimin e tij në grumbullimin e atyre parave.

Labinot Tahiri për disa ditë kishte mbledhur para për shërimin e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, ku kishte arritur që për ta të mbledhte afro 100 mijë euro.

Labi në facebook ka falenderuar me këtë postim:

Mirëmengjesi🙏🏻

Kush do që e ka bërë këtë ,faleminderit🤝
Kjo bravo ju takon edhe qytetarêve që nuk na lan vetë, as në borë dhe as në shi.❤️🌹
Zoti ju bekoftë e paqit një vikend të mirë💐💐💐💐💐💐

Labi Kosovë e Shqipërisë🕊

Related posts