Ra nga lartësia / Vdes punëtori në vendin e punës

Ka gjetur dje vdekjen një punëtor i një lokali në lagjen Veternik në Prishtinë në vendin e tij të punës.

Viktima, dje rreth orës 13:00 derisa ishte duke punuar në punë ishte rrëzuar nga lartësia.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari, pronar i lokalit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtje për 48 orë.

Related posts