Raporti i IKD-së për politikanët me akuza në nivel komunal: prinë PDK me 68 zyrtarë të akuzuar, veç në Drenas ka 16

Një raport i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i titulluar “Politikë e ‘kriminalizuar’”, janë listuar gjetjet për problemet që kanë me ligjin zyrtarë të partive të ndryshme në nivel komunal.

Në këtë liste në nivel vendi i prinë Partia Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 68 politikanë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme. E dyta në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës më 41, AAK-ja e Haradinajt më 16 të tillë, Nisma me 12, dhe në vendin e pestë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me 9 politikanë të akuzuar të pushtetit lokal në nivel vendi.

Raporti i IKD-së


Partia e Kurtit ka një zyrtar të akuzuar në Klinë, dy në Malishevë, dy në Prishtinë, dy në Prizren, një në Mitrovicë dhe një në Viti.

Partia Demokratike e Kosovës numrinë më të madh të zyrtarëve lokal të akuzuar ka në Drenas, gjithsejtë 16.

Ndërkaq, LDK numrinë më të madh të politikanëve në nivel lokal të akuzuar e ka në Gjilan, Mitrovicë dhe Suharekë.

Related posts