Shqipëria vazhdon të lëngojë nga mungesa e demokracisë dhe rritja enorme e korrupsionit.
Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN është intervistuar në Euronews Albania ku ka thënë se raporti i “Transparency International” dhe raporte të ngjashme me të, tregojnë një rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit në vend.
“Unë e vlerësoj në bazë të raporteve të ngjashme që kanë dalë për rajonin gjatë viteve të shkuara dhe gjatë këtij viti, ku regjistrohet një rënie e demokracisë dhe mirëqeverisjes dhe një rritje e korrupsionit dhe kapjes së shtetit”, u shpreh z.Likmeta.
Sa i përket çështjes për ‘ligjin me porosi’ ai tha se këto ligje miratohen pas lobimit të korporata apo grupe interesi,
Sipas tij interesat e popullit nuk vihen në plan të parë.
“Do të thotë shumë gjëra, do të thotë që një ligj nuk miratohet në interesin publik nga të zgjedhurit e popullit. Miratohet nga grupe lobimi, korporata ose individë që ndikojnë tek procesi demokratik, i ligjvënies dhe ligjbërjes. Shtyn përpara interesat e tyre ekonomike ose politike, idelogjike”, tha ai më tej.
Likmeta nënvizoi më tej se është vënë re edhe një përkeqësim i transparencës së institucioneve të drejtësisë.
“Fatkeqësisht ajo që kemi vënë re gjatë viteve të fundit kontrolli i hapave që shkojnë kundra interesit publik, kemi pasur projektligje për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, nuk janë vetëm raste që thuhet në raport që nënvizohen. Kemi vënë re një përkeqësim të transparencës së institucioneve të drejtësisë”, theksoi z.Likmeta.