Reagojnë punëtorët e Postës, ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj

Përmes një letre të shkruar, Shoqata Sindikale “Postieri” e punëtorëve të Postës, drejtuar Leonard Shabanit, kryesues i Bordit të Përkohshëm në Postën e Kosovës, shprehin shqetësimet e tyre rreth punësimeve të reja, pasi siç thonë ata ndërrmarrja Posta.sh.a momentalisht është në gjendje jo stabile financiare dhe frikësohen se kjo do ta bënte gjendjen edhe më të vështirë.

Dihet se një pjesë e punëtorëve të Postës së Kosovës ende nuk kanë marrë pagat e tyre ndërkohë jemi kah fundi i muajit janar.

Edhe pse nuk i kanë paguar ende punëtorët dhe gjendja financiare e kësaj ndërrmarrje është në prag të falimentimit, bordin i kësaj poste nuk ka ndaluar që të hapë konkurs për 35 punëtorë të rinj, gjë e cila ka ngjallur reagimin e shoqatës sindikale “Postieri” të punëtorëve të Postës së Kosovës.

Në letrën e kësaj shoqate thuhet se me ardhjen në krye të Bordit të përkohshëm të drejtorëve në Postën e Kosovës ka pasur ngjarje të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi te një numër i punëtoreve.

Më poshtë e gjeni shkresën e shoqatës:

Related posts