Reagon Biden pas sulmeve ndaj Kongresit Amerikan

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar në Twitter pas sulmit të protestuesve brenda Kongresit Amerikan.

Në postimin në Twitter, Biden shkruan se kaosi në kongres nuk përfaqëson atë që është Amerika por është shumë më e mirë.

“Le të jemi shumë të qartë: skenat dhe kaosi në Kongres nuk përfaqësojnë atë të cilën jemi ne”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

“Ajo që po shohim ne është një numër i vogël i ekstremistëve që i janë përkushtuar paligjshmërisë. Kjo nuk është mospajtim, është çrregullim. Kryengritja duhet të marrë fund. Tani”.

“Amerika është shumë më e mirë se ajo që po shohim sot”, ka shkruar ai.

Related posts