Reagon MPMS kundër shkrimit me titull: Ushtrohet kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqpërdorim detyre/Në mesin e tyre edhe u.d i sekretarit të kësaj ministrie Feim Osmani

Në adrese të Kosinfo.net ka mbërritur një reagim nga Zyra për Informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kundër shkrimit me titull: Ushtrohet kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqpërdorim detyre/Në mesin e tyre edhe u.d i sekretarit të kësaj ministrie Feim Osmani.

Në reagim thuhet se pretendimet e punëtores Njomza Ibshi Zogaj nuk janë të vërteta duke treguar kështu se ajo paska marrë pagë që tri vite pa qenë në punë. Ata kanë potencuar faktin që nuk mund të ushtrohet kallzim penal për zyrtare të të njejtit nivel për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në fakt kallzimi penal nga punëtorja e kësaj ministrie Njomza Ibishi Zogaj është ushtruar kundër komisionit disiplinor të kësaj ministrie dhe shefit të saj ndërsa të tjerët në bashkëkryerje.

Sipas Njomza Ibishi Zogaj Kallzimi penal është bërë pikërisht kundër komisionit disiplinor për padrejtësitë që i janë bërë, ndërsa Zyra për Informim e kësaj ministrie në reagimin e saj i përmend vendimet e këtij komisioni i cili është bërë komision persekutues kundër Njomza Ibishi Zogajt.

Për dalim prej Zyres për Informim të MPMS e cila përveç një reagimi të shkruar nuk ka demantuar asgjë, Ibishi Zogaj tregon se dje në Prokurori ka dorëzuar mbi 60 faqe prova material për persekutimin e vazhdueshëm ndaj saj. Njomza ibishi Zogaj e kontaktuar nga Kosinfo.net ka deklaruar se e ka mbyllur këtë çështje sa i përket mediave, ajo pret ballafaqim në gjykatë.

Kosinfo posedon kallzimin penal të plotë me të gjitha provat tjera materiale, por për shkak të sensitivitetit të lëndës ne nuk kemi mundur ta publikojmë të plotë.

Për informacion të publikut, Kosinfo është duke e hulumtuar këtë çështje dhe në ditët në vazhdim do të publikoj një artikull me fakte shtesë.

Related posts