Reali Madrid shënoi fitore ndaj Atalantas fal golit të Mendyt

Mbrëm Real Madrid shënoi fitore ndaj ekipit të Atalantës me rezultat 1:0. Me një gjuajtje nga distanca me të djathtën në minutën e 86-të, mbrojtësi i krahut Ferlan Mendy i ka siguruar fitoren Real Madridit ndaj Atalantas.

Ky ishte takimi i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atalantas e Real Madridit i cili përfundoi me rezultatin minimal në të mirë të madrilenëve.

Ndërsa, skuadra italiane ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti me një futbollist më pak në fushë prej minutës së 17-t. Reprezentuesi zviceran Remo Freuler, ndali në mënyrë të palejuar pikërisht mbrojtësin francez Mendyn në mënyrë të palejuar. Gjyqtari kryesor e vlerësoi Freulerin si lojtarin e fundit. Gjimshiti luajti tërë ndeshjen.

Dueli kthyes Real Madrid – Atalanta do të zhvillohet më 16 mars.

Related posts