“REBELDE” po rikthehet në NETFLIX

Seriali shumë i ndjekur, “Rebelde” po rikthehet në Netflix në vitin 2022, njofton Insajderi.

Shumë popullor në vitet 2000, seriali me protagonistë Anahi, Dulce Maria, Maite Perroni, Christopher von Unckermann, Christian Chavez dhe Alfonso Herrera, rikthehet me një kast të ri.

“Rebelde po kthehet! Në 2022, kthehemi tek Elite Way School pasi një brez i ri studentësh shpresojnë të fitojnë Betejën e Bandave”, njoftoi Netflix në Twitter.

I vendosur në shkollën prestigjioze private të konviktit, Elite Way School, “Rebelde” tregon historinë e gjashtë studentëve të shkollës së mesme që formojnë një bandë.

Seriali fillimisht u transmetua në Canal de las Estrellas në 2004 dhe më vonë u transmetua në Univision nga mars 2005 deri në dhjetor 2006.

Kasti origjinal i aktorëve më vonë formuan grupin muzikor RBD – i njohur për hite të tilla si “Salvame”, “Este Corazon” dhe, së fundmi, “Siempre He Estado Aqui” – i cili fitoi sukses masiv nga viti 2004 deri në shpërbërjen e tyre në vitin 2009. /insajderi.com

Related posts