Rekord testimesh për 24 orë në Kosovë, 246 raste me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord testimesh, më saktësisht janë kryer 3 mijë e 31 teste, ndërsa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 246 persona.

Postimi i plotë i tij:

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Respektoni rekomandimet anti Covid.

Bashkë ia dalim!

Related posts