Renditje e re e komunave sipas zonave të prekura me COVID-19, Prishtina ende në zonë të kuqe

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur rangimi i zonave të prekura me COVID-19.

Në zonën e kuqe edhe këtë javë janë: Prishtina dhe Fushë Kosova si dhe Suhareka dhe Zveçani.

Ndërsa, në zonën e verdhë janë: Lipjani, Obiliqi,Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut.

Kurse, në zonën e gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Rranillugu, Shtëprca, Graçanica dhe Shtimja.

Në zonën e kuqe janë qytet që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.

Në zonën e verdhë janë qytetet që kanë deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.

Në zonën e gjelbër janë qytetet që kanë deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.

Ndërkaq, sot, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 1.951 testime, 284  kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.

Related posts