Rikthehen reduktimet e ujit. Njoftimi nga kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Rikthehen reduktimet e ujit si pasojë e turbullirës së sërishme në kanalin e Ibër Lepencit. Kështu ka njoftuar Kompania rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, sh.a.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa zona të vendit ka rritje të sërishme të turbullirës në kanalin e Ibrit, që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

Me qëllim që të ruhet kualiteti i ujit për pije, KRU është e detyruara që sërish të zvogëlojë në minimum prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Në mënyrë që të bëhet shpërndarje e barabartë e ujit për të gjithë konsumatorët dhe që fokusi i mosfurnizimit me ujë të mos jenë vetëm zonat që furnizohen nga ITUP Shkabaj, ju njoftojmë me orarin e reduktimeve për këto zona ( të cilat reduktime hyjnë në fuqi nga sot deri në stabilizimin e gjendjes): Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku. Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë.Pra, kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit!

Related posts