Rikthehet “Tom and Jerry”

Viti i ardhshëm rikthen në ekranin e madh të kinemasë, dyshen aq të dashur për fëmijë “Tom and Jerry”.

Premiera e filmit real dhe të animuar vjen me 5 mars të vitit të ardhshëm.

Tomi dhe Xherri rikthehen në rolet e tyre të përhershme, me asgjë të ndryshuar, me grindjet e zakonshme të maces dhe miut.

Filmi i ri, që mban emrin “Tom and Jerry” vjen me animacion, por edhe me personazhe reale, nën regjinë e Tim Story dhe një kast aktorësh si Chlow Grace Moretz, Michael Peña, Rob Delaney, Colin Jost dhe Ken Jeong.

Tomi dhe Xherri janë personazhet klasike të filmit, që zhvendosen për të jetuar në një qytet të madh si Nju Jorku dhe gjejnë atje shtëpinë e re, një hotel, ku vetëm pak orë më vonë do të mbahet një dasmë e madhe, për të cilën organizatorja punëson macen Tom për të hequr qafe miun Jerry. Pavarësisht luftës mes tyre, Tomi dhe Xherri këtë herë bashkëpunojnë, me armikun e tyre të përbashkët.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.