Rikthimi i “Friends”, Lisa Kudrow tregon se një skenë e episodit special po xhirohet në kafene

Aktorja e njohur e “Friends”, Lisa Kudrow, është shprehur se tashmë ka xhiruar një pjesë të episodit të veçantë të aktorëve nga ai serial.

Speciali i cili do të shfaqet në HBO Max, fillimisht ishte vendosur të shfaqej marsin e kaluar për shkak të pandemisë me Covid-19 dhe pastaj për në gusht dhe datën e tretë kur u shty e kishte dhënë një prej aktorëve.

Ndërsa, Kudrow ka konfirmuar edhe një herë se speciali do të bëhet patjetër. Aktorja e cila luan rolin e “Phoebe Buffay” ka treguar edhe disa pamje që sugjerojnë se skenat e episodit do të bëhen në një kafe.

Aktorët që do të ribashkohen edhe një herë këtë vit janë, Matthew Perry që luan rolin e Chandlerit, Jennifer Aniston në atë të Rachelit, Courtney Cox si Monica, Lisa Kudroë si Phoebe, David Schwimmer si Ross dhe Matt LeBlanc në rolin e Joeyt. l.k/abcnews.al

Related posts