Ronaldo bëhet lojtari i parë që fiton 400 ndeshje në pesë ligat më të mira të Evropës këtë mijëvjeçar

Cristiano Ronaldo shënoj rekord tjetër të dielën me fitoren e tij të 400-të në pesë ligat më të mira të Evropës, një numër që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur në shekullin e 21-të.
35-vjeçari u tregua kyç për fitoren e fundit të Juventusit në Serie A, duke shënuar dy herë për kampionët në fuqi të Italisë kundër Genoa-s në një fitore 3-1.
Të dy golat e Ronaldos erdhën nga pika e bardhë në 12 minutat e fundit, duke rivendosur avantazhin e Juves, pasi Stefano Sturaro kishte anuluar golin e Paulo Dybala për pozitë jasht loje.
Ishte një performancë tipike dominuese nga sulmuesi portugez, i cili solli kështu fitoren e katërqind në pesë ligat më të mëdha.
Ronaldo, natyrisht, luajti në Premier League për Manchester United dhe më pas La Liga me Real Madrid përpara se të kalonte në Itali në 2018.
Asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të përfundojë në anën fituese aq herë sa ai në 20 vitet e fundit, edhe pse Lionel Messi, me 365 fitore, mund ta kapë atë në sezonet e ardhshme, sigurisht nëse Ronaldo nuk fiton edhe ndeshje të tjera.
Shoku i skuadrës së Cristianos te Juventusi, Gianlugi Buffon kompleton podiumin, duke fituar jo më pak se 350 herë në karrierën e tij të shkëlqyeshme në Serie A ashtu edhe Ligue 1, me Paris Saint-Germain.
Ndeshja e së dielës solli edhe ndeshjen e 100-të të Ronaldos me ngjyrat e Juves, në të cilën kohë ai shënoi 77 gola mbresëlënës.
Vetëm legjenda e klubit Omar Sivori, me 84 gola dhe Felice Borel (80) shënuan më shumë në 100 paraqitjet e tyre të para për Zonjën e Vjetër.

Related posts