Rrahman Jashari gjithmon aty ku e lyp Qeveria, në prag fushate pajtohet për shtesat për arsimtarët

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot në një konferencë për media së bashku me kryesindikalistin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari dhe ministrin e Arsimit, Ramë Lika ka deklaruar se në mes Qeverisë së Kosovë dhe SBASHK-ut kanë arritur një marrëveshje ku mësimdhënësve në Kosovë t’iu mundësohet dhënia e një shtesë në pagën e tyre, për shkak të punës dhe angazhimit të treguar gjatë pandemisë.

“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023. E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka thënë se ky është një moment i mirë për fushën e arsimit në Kosovë dhe se pasi të ulen në diskutime me Ministrinë e Financave do të përcaktojnë shumën që do tu ndahet atyre.

“Ky është një moment i mirë për fushën e arsimit në Kosovë dhe do të diskutojmë së bashku me ministrin e Financave për të parë se cfarë shume do të jetë”, tha Hoti para gazetarëve.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se çështja e pagës së 13’të lidhet ngushë me performancën e mësimdhënësve.

Shpërthime lavdatash, për një shtesë page , pati kryesindikalisti Rrahman Jashari ku ka falënderuar kryeministrin Hoti, dhe ka thënë se ajo që në dukje ishte e pamundur, u bë e mundur nga Qeveria Hoti.

“Edhe pse me mjaftë vështirësi, që për një shtesë në paga, pra i falënderoj të gjithë, kontrata kolektive, është nga herët e para kur SBASHKU ka një bashkëpunim kaq të mirë me institucionet”, ka shtuar Jashari.

Related posts