Rritet për 200% numri i votuesve nga diaspora, ata thonë se kishin probleme në konsullata, ambasada dhe adresimi i kartonit të gjelbërt

Po ndodhë për herë të parë të ketë kaq interesim për të votuar mërgata e Kosovës. Shifrat tregojnë se ka një rritje prej 200% të votuesve nga jasht që kanë shprehur dëshirën për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Votimi nga diaspora është një nga çështjet më të diskutuara në Kosovë, e cila ka shkaktuar edhe përplasje mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ish-zëvendësministrja e Diasporës së Kosovës, zonja Liza Gashi për Euronews Albania është shprehur se për zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur “një rritje 200% të votuesve nga jashtë që kanë shprehur dëshirë që të jenë pjesë e procesit zgjedhor”.

“Kemi pasur rreth 175 mijë pjesëtarë të Diasporës që kanë kërkuar përmes email-eve zyrtare, postës dhe fax që të regjistrohen për aplikim nga jashtë”, tregoi ajo.

Zonja Gashi renditi edhe disa nga arsyet kryesore të këtij interesimi të madh të emigrantëve për të qenë pjesë e zgjedhjeve, të cilat pritet të zhvillohen më 14 shkurt.

“Ky interesim ka të bëjë me pakënaqësinë e madhe që kanë pjesëtarët e diasporës në trajtimin e tyre karshi vendit tonë. Po kështu, një mobilizim të pjesëtarit të diasporës për të adresuar drejtat e tyre sociale, politike edhe ekonomike”, u shpreh ajo.

Sipas zonjës Gashi, kërkesa e tyre kryesore është adresimi i problemeve që kanë karshi konsullatave dhe ambasadave.

Po kështu edhe adresimi i kartonit të gjelbër dhe garantimi i të drejtës së votës, sipas zonjës Gashi janë shqetësimet të tjera të emigrantëve.

Related posts