Saranda Bogujevci reagon ndaj pranisë së Driton Selmanajt në kuvend: “ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet”

E mbijetuara e masakrës në Podujevë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci ka reaguar ndjeshëm ndaj prezencës së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës Driton Selmanajt në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një seancë e veçantë dedikuar personave me nevoja të veçanta.

Ajo ditë më parë është ndier e fyer nga deklaratat e Selmanajt që i kishte bërë në televizionin T7 lidhur me temën e të pagjeturve, ku ishte shprehur në mënyrë të papërgjegjshme si ajo “jemi lodh me këto tema”, duke aluduar në temën e të pagjeturve.

Më posht është postimi i znj. Bogujevci:

Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.