Së shpejti seriali “Bufe e Parlamentit”

Serialet vendore gjithmonë janë mirëpritur nga publiku shqiptar.

Për fat kemi aktorë të cilët janë mjaftë të shkathët në këtë profesion, duke arritur kulmin e suksesit në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Edhe “Kafeneja jonë” ishte seriali i cili për vite me radhë ka pasur një shikueshmëri të madhe.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline Fatmir Spahiu tregoi më shumë rreth serialit të ri të quajtur “Bufe e parlamentit” e cila së shpejti do të shfaqet në RTK.

Ai tregoi se ky serial nuk do të jetë i njëjtë si “Kafeneja jonë”, por që disa nga aktorët me të cilët ka qenë të atje, do të jenë edhe në këtë serial.

“Bufe e parlamentit”, është krejt një serial i ri, me produksion të ri , jemi vetëm disa personazhe të serialit “Kafeneja jone”, Donat Qosja, Fatos Kryeziu, Ilir Prapashtinca ,Astrit Kabashi është skenarist, Bislim Muçaj, ( brez tjetër ma i vjetër), e krejt të tjerët janë super aktor të rinj e të talentuar. Regjisor i këtij seriali është Genc Berisha ndërsa producent Lumbardh Kukaj, tha ai.

“Kafeneja jone” ka pasur një shikueshmëri të madhe, dhe kurdo që të rikthehet do ta ketë popullaritetin e vet.

“Ne jemi aktor edhe kalojmë prej projektit në projekt, kudo qe na thërrasin , kudo që na ftojnë nëse na pëlqen projekti natyrisht që jemi të gatshëm më hy. “Kafeneja jonë” ka popullaritet të madh edhe ka pas edhe kurdo që të rikthehet do ta ketë popullaritetin e vet, por ky është një projekt krejt i ri dhe krejt tjetër”, tha ai për Indeksonline.

Related posts