Seanca e radhës me 17 dhjetor për Thaqin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Seanca e re në Dhomat e Specializuara të Tribunalit të Hagës, ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është caktuar për javën e ardhshme, njofton Insajderi.

Seanca e radhës është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00.

Sikurse konferenca e kaluar që është mbajtur më 18 nëntor, edhe kjo seancë do të mbahet njëlloj mbi ecurinë e çështjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00. /Insajderi

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.