Është konfirmuar se seanca për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të mbahet nga ora 17:00.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për Mediumin KOHA, zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Kjo seanca për formimin e Qeverisë vjen pak orë më vonë pasi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i dërgoi letër më herët liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër.