Seancën konstituive sot do ta udhëheqin Avni Dehari dhe Adelina Grainca

Avni Dehari, deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës dhe ajo më e reja Adelina Grainca sot do ta udhëheqin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo do të jetë legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë, Partia Demokratike 19, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë deputetë.

Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve e më pastaj edhe votimi i kryeparlamentarit.

Related posts