Selmanaj, shfrytëzon debatin mbi personat me nevoja të veçanta, shifet i pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Driton Selmanaj është parë të jet i pranishëm tani në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Aty po debatohet për persona me nevoja të veçanta, si seancë e veçantë, si çështje humane.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje është ndier e fyer për deklaratat e Selmanajt kundrejt deputetës së VV-së, Saranda Bogujevci dhe kishin thënë se nuk do ta lejonin prezencën e Selmanajt në Kuvendin e Kosovës.

Kjo përplasje erdhi pas deklaratave të Selmanajt në Televizionin T7, ku ishte shprehur se ishte lodhur nga tema siç ishte ajo e të pagjeturve

Saranda Boguejvci e ftuar në emisionin “Frontal” në T7 pati thënë se këto deklarata e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.