Selmanaj thotë se ka orkestrim propagandues ndaj tij, harron se në emision shpenzoi minuta të tërë duke propaganduar ndaj Albin Kurtit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovë, Driton Selmanaj, i ftuar sonte në Rubikon lidhur me debatin e të pagjeturve është shprehur më i matur rreth përgjigjeve që i dha gjatë emisionit.

Si protagonist i një diskursi të hapur në televizion publik sa i përket temës së të pagjeturve gjatë luftës në Kosovë, Selmanaj kërkoj falje publike ndaj atyre që potencialisht mund të jenë ofenduar nga deklaratat e tija, dhën javë më parë.

“Kushdo që në njëfar forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrebërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj në Rubikon.

Si temë e ndjeshme kjo në Kosovë dhe e panevojshme për t’u shtruar në diskutime kundërthënëse në mes shqiptarëve, qofshin deputet apo zyrtarë qeveritarë, ka ngjallur reagime negative tek një pjesë e madhe në publikun kosovarë, veçanarisht tek personat me përjetime të tmerrshme personale që kishin gjatë luftës.

Selmanaj tha se fjalët që i kishte thënë në Televizionin T7 i ishin nxjerrur nga kontesti dhe u mundua që fajin ta hedh tek një fushatë e menduar mirë nga Lëvizja Vetëvendosje, siç tha ai duke e cilësuar si një orektstrim propangandues ndaj tij.

Selmanaj, gjatë debatit tha se ai nuk e ka një bindje të tillë për të pagjeturit, ashtu siç është përceptuar në publik, por sipas tij ishte pikërisht ai që përkitazi me temën ka dhënë shumë kontribut. Por Selmanaj me dashje nuk po e kupton se askush as në Vetëvendosje, së paku jo deri tani, e as në diskursin publik nuk i është kontestuar bindja e tija rreth temës së të pagjeturve, por përgjegjshmëria e fjalës publike nga zyrtarët qeveritarë rreth temave të ndryshme, veço këtu temat nacionale, siç është ajo me të pagjeturit.

Një praktikë të tillë, e kanë bërë ndër vite zyrtarët shtetërorë dhe një rast si ky i Driton Selmanajt mund të shërbej për mirë.

Selmanaj gjatë emisionit në Rubikon, edhe pse u ankua se ka një propagandë të orkestruar hollësishtë nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj tij, ai shpenzoi minuta të tërë duke kritikuar ashpër diskursin dhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendsje dhe kreut të saj z. Albin Kurti. Ai dha opinionet e tija, të pafaktuara kur përmendi se Albin Kurti “dezertoi nga mandati i tij”, pa i spjeguar publikut se si ndodhi që LDK, partia nga vjen vet Driton Selmanaj dha votën pro për rrëzimin e tij.

Kujtojmë se shkarkimin e z. Selmanaj, e kërkuan Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata joqeveriare siç ishte: Organizata “Thirrjet e Nënave” me kryetaren Nesrete Kumnova dhe Drejtoria Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës e udhëhequr nga Igballe Rugova. Të dy aktivistet kishin protestuar me pankarta “Selmanaj ik” para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar kryeministrit Hoti, largimin e Selmanajt nga detyra e tij.

Në një rast të tillë, me një ambient të moralizuar politik, Selmanaj do duhej të ipte dorëheqje, por një gjë e tillë nuk duket të jet në horizont.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.