Serbët vazhdojnë avazin e vjetër / Nuk i’a aprovojnë kërkesën Albin Kurtit për t’a vizituar Manastirin e Deçanit

Manastiri i Deçanit nuk e ka aprovuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që ta vizitojë këtë objekt religjioz.

Në kumtesën e tyre i referohen shtetit tonë si “Kosova Metohi” dhe kërkojnë që ta njohin pasurinë dhe pronën e Manastirit të Deçanit.

“Nëse autoritetet e Prishtinës duan ta tregojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e Metohi, duhet që në plotni të përmbushin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për njohjen e pasurisë dhe pronës së Manastirit (të Deçanit)”, thuhet në një njoftim.

Më tutje, thuhet se ministri Liburn Aliu ka hedhur poshtë vendimin për zonën e veçantë të sigurisë.

“Pos kësaj, ministri për Planifikim Hapësinor nga qeveria e Kurtit publikisht e ka hedhur poshtë vendimin për zonën e veçantë të sigurisë, të vitit 2020, që ka të bëjë me ndërtimin e një rruge anashkaluese rreth zonës së mbrojtur të manastirit”.

Kujtojmë ne, pra opinioni vendor dhe vënia në dukje opinionit ndërkombëtarë se Manastiri i Deçanit nuk është objekt i kulturës shpirtërore e as i historisë serbe por është tempull fetarë i cili i ka takuar dhe i takon popullit vendas, pra atij shqiptarë. Vendi ku sot është i ndërtuar objekti i Manastirit të Deçanit është në pronësi shqiptare, në atë të familjes Kuçi e Bojkaj.

Në këtë manastirë kanë shërbyer breza të tërë priftërinjësh shqiptarë e ku e veçojmë Fra Kurbini.

Duhet thënë se Manastiri i Deçanit është tempull i rindërtuar mbi themelet e kishës ilire dhe si i tillë ky objekt është pushtuar, uzurpuar dhe më pas janë përdorur nga serbët të cilët u vendosën në këto zona qysh në shekullin XIV.

Vihet në dukje se kjo kishë është realizim arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit arbnor dom Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg arbërorë i Kishës së Shën Mërisë në Kotorr.

Në ditët tona është ruajtur burimi se dom Vita me 18 shqiptarë gurgdhendës ndërtoi Kishën e Manastirit të Deçanit.

SI U SHNDËRRUA NGA NJË VEND I SHENJT I SHQIPTARËVE NË NJË INSTRUMENT TË POLITIKËS SERBE ANTISHQIPTARE

Ky objekt çmohej pafund nga shqiptarët dhe ruhej si pjesë e pasurisë religjioze të tyre. Ata duke e konsideruar të shenjt, asnjëherë, që prej konvertimit të popullsisë në myslimanë, nuk ishin larguar, së paku shpirtërisht nga ajo që e konsideronin trashëgimi të tyre.

Siç flitet në popull dhe nga gojëdhënat që ende ekzistojnë, në vendin ku është sot kisha e Deçanit kishte ekzistuar një kishë e vjetër katolike e cila ishte pronë e një familjeje të fisit Kuçi nga Deçani dhe e cila për shekuj ishte faltore e banorëve të kësaj ane. Meqenëse objekti ishte dëmtuar shumë ngase kisha katolike e Romës, me kohe, e kishte humbur ndikimin dhe pushtetin e saj në këto vise për shkak të hegjemonisë bizantine, ortodoksët të cilët ishin fuqizuar shumë nga mbizotërimi bizantin do të fillonin ta rindërtonin atë me qëllim të shndërrimit të saj në tempull ortodoks, ata do t’i ftonin për rindërtimin e kishës së Deçanit vëllezërit Kuçi nga Tivari.

Mjafton t’i shikojmë fotot e ruajtura të kësaj kishe deri në vitin 1912 (para pushtimit serb të Kosovës) që ta kuptojmë se në ato foto përveç personave të veshur me veshje kombëtare shqiptare nuk shihen persona apo grupe me veshje tjera që të mund t’i identifikojmë se u përkasin përkatësive të tjera kombëtare. Për dijen e lexuesve, duhet të cekim se në Deçan dhe në Pejë deri në vitin 1912 mund të ketë pasur jo më shumë se 200 familje ortodokse të cilat, bazuar në mbamëndjen kolektive, nuk dallonin as me gjuhë, as me tradita, as me veshje, as me zakone dhe as me rite nga popullsia tjetër joortodokse e atëhershme (sllavishtja e vjetër, atë kohë, ishte gjuhe tradicionale kishtare ortodokse dhe përdorej vetëm gjatë shërbimeve fetare).

Por pushtimi serb i Kosovës e ndërroi tërë gjendjen, në këtë mënyrë kisha e Deçanit, që nga viti 1912 e tutje, u shndërrua në instrument politik të Serbisë ndërsa popullsia vendase ortodokse iu nënshtrua një asimilimi të shpejt.

Po ç’kërkon kjo kishë sot nga shqiptarët dhe cilët janë faktet që e dëshmojnë se ky institucion kishtar asnjëherë nuk e ka ushtruar ndikimin e vet, se paku shpirtëror dhe moral, në mbrojtje të popullsisë së Deçanit nga represioni dhe gjenocidi serb.

Kjo kishë dhe udhëheqësit e saj nuk i dolën në mbrojtje popullsisë shqiptare në vitin 1911 kur Dukagjini u pushtua nga malazezët dhe çetat kriminale të Mark Milanit, duke kërkuar konvertimin e popullsisë myslimane në ortodoksë, vranë dhe masakruan qindra e mijëra shqiptarë dhe shkatërruan qindra fshatra të Dukagjinit. Kjo kishë dhe popat e saj nuk e folën kurrë një fjalë mbrojtjeje dhe as një fjalë keqardhjeje për të gjitha ato masakra që iu bënë popullsisë e cila e mbante gjallë dhe e ruante atë.

Kjo kishë dhe klerikët e saj nuk e folën një fjalë mbrojtëse për popullsinë shqiptare të Deçanit kur ky territor, në vitin 1912 u pushtua nga Serbia. Kjo kishë kurrë nuk e foli një fjalë për masakrat dhe gjenocidin e tmerrshëm që kryenin çetat serbe të asaj periudhe duke vrarë e djegur familje të tëra në mënyrën më mizore.

Kleri i kësaj kishe nuk foli dhe nuk shprehi mospajtimin e saj edhe për masakrat e kryera nga Serbia në luftërat ballkanike dhe në luftën e parë botërore edhe pse djem e burra shqiptarë ranë duke e mbrojtur kishën dhe klerin e saj nga depërtimi i forcave austriake gjatë kësaj lufte.

Kleri i kësaj kishe, edhe pse mbrohej nga shqiptarët, kurrë dhe në asnjë rast nuk kishte ngritur zërin kundër zullumit të pafund që ushtronin forcat serbe kur me dhunë e bënin shpronësimin e shqiptarëve dhe dëbimin e tyre nga trojet e veta gjatë viteve njëzet e tridhjetë.

Kjo kishë dhe kleri i saj, gjithmonë ishte në shërbim të xhandarmerisë serbe të cilët në të gjitha kohërat terrorizonin popullsinë e varfër dhe të robëruar të Kosovës. Kurrë nuk e foli një fjalë keqardhjeje për djemtë e ri të vrarë, për gratë e nuset e reja të masakruar e të dhunuara, për familjet e tëra që lidheshin rreth mullarëve me sanë dhe iu vihej flaka e digjeshin të gjallë, për të gjitha atë nuse e gra shtatzëna të cilave për se gjalli u prehej barku dhe u nxirreshin foshnjat të cilat, pastaj, ushtarët serbë i ngulnin në hunj e në shpatat e tyre të lyera me gjak.

Kjo kishe dhe kleri i saj nuk shprehi kurrë keqardhje për plaçkitjet dhe vrasjet e banorëve të pafajshëm shqiptarë në bjeshkët e Deçanit e të Isniqit në vitet 1920-30.

Ky institucion fetar, edhe pse ekzistonte vepronte me një popull qe po sakatohej dhe po terrorizohej nga UDBA-ja e Rankoviqit, kurrë nuk doli t’i mbronte apo ta fliste një fjalë mospajtimi me këtë trajtim çnjerëzor të popullatës me të cilën bashkëjetonte.

Ky tempull fetar, nuk doli kurrë ta kundërshtojë shpërnguljen me dhunë të popullsisë vendase për në Turqi në vitet 50-ë e 60-ë të shekullit të kaluar. Nuk reagoi kurrë kur kjo popullsi trajtohej në mënyrat më çnjerëzore deri në vitin 1968 kur sistemi represiv i Rankoviqit ra përgjithësisht.

Stadi i këtij manastiri, në mënyrë sistematike, ka vjedhur dhe përvetësuar trashëgiminë arkeologjike të komunës së Deçanit që shtrihej në Grykën e Deçanit. Nga ana e kishës është vjedhur dhe fshehur, ndoshta edhe dërguar në Serbi, pasuria arkeologjike e Kullës së Çelisë, një objekt i fortifikuar i kohës antike. Kjo kishë ka vjedhur e plaçkitur, për vite e me vite, pasurinë arkeologjike që është gjetur në objektet sakrale që ekzistojnë në Grykën e Deçanit. Të njëjtën e ka bërë edhe në kohën e pasluftës nën mbrojtjen e KFOR-it gjë që është vepër penale dhe krim kulturor i pa tolerueshëm nga asnjë shtet sado demokratik dhe perëndimor te jetë.

Jo pse e ka pasur obligim: për hir të natyrës shpirtërore, predikimit të dashurisë dhe paqes mes njerëzve dhe humanizmit që përfaqëson apo do të duhej të përfaqësojë dhe për shkak se krimet kryheshin nga besimtarët e saj, kjo kishë dhe kleri i saj nuk iu përkushtua kurrë as me një fjalë të vetme mbrojtjes së popullsisë dhe të rinjve e të rejave por edhe familjeve që sulmoheshin, terrorizoheshin e vriteshin në të gjitha momentet historike kur populli shqiptar kërkonte të drejtat e veta dhe lirinë.

Related posts