‘Sex and the city’/ Rikthehet, por pa Samanten

Sex and the city do të rikthehet dhe këtë herë duket se kjo po ndodh me të vërtetë.

Prej vitesh dëgjohen zëra për rikthimin, por tani duket se ka filluar edhe puna për një miniseri, që do të realizohet nga HBO Max, me të gjitha aktoret fillestare, përjashtuar Kim Cattrall, ose samantën, transmeton Top Channel.

Nëse miniseria do të dalë me të vërtetë në dritë, do të bëhej fjalë për sezonin e shtatë të shout me protagoniste Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, në rolet e Kerrit, Sharlotës dhe Mirandës.

E vetmja e munguar, do të ishte Kim Catrall, që edhe më herët kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në filmin e tretë dhe se do ta hidhte pas shpine personazhin e samantës. Prej muajsh, vetë sarah jessica parker kishte pohuar për një rikthim të mundshëm të historive të lidhura me katër miket në nju jork. “Do të më pëlqente të mësoja se ku jano ato tani. Jam kurioze. Bota ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë”, kishte thënë ajo gjatë një interviste. E ndoshta më në fund, ka ardhur momenti të shohim se cfarë i ka ngjarë kerrit, sharlotës dhe mirandës. Dhe fansat janë të gjithë në pritje.

Related posts