Shasha vlerëson se kundërpërgjigjja dezinformuese ndaj raportit, vetëm sa e vërteton atë si të saktë

Dje, siç duket disa media të caktuara janë tronditur nga publikimi i një raporti që flet për lajmin e rremë në Kosovë, veçanarisht dezinformimin e publikut në kohë sa ishte kryeministër i Kosovës, Albin Kurti. Ky ishte një studim të cilin e bënë disa hulumtues evropian me renome të BE-së për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Një konfirmim i tillë, i këtij raporti do duhej t’i vinte në lëvizje mediat tona, të flitej dhe të bëhen analiza të thukta mbi defektet dhe të gjeturat e studimit.

Sikur nuk mjaftoj vërejtja që morëm në raport, përsëri mediat tona u përfshinë në lajme të rreme, spekulime dhe keqinterpretime për të hedhur poshtë një studim të prezantuar në Parlamentinë Europian, ku një sër mediash kosovare akuzohen për përfshirje në një fushatë dezinformimi.

Demush Shasha drejtor ekzekutiv në Institutin EPIK, vlerëson se zhurma e bërë pas publikimit të raportit të bërë për Parlamentin Evropian, se “dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti”, vetëm vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformata.

Një kundërpërgjigjje e tillë nga mediat tona mund të kuptohet edhe si një konfirmim shtesë i raportit.

“Raporti është hulumtim i pavarur i hulumtuesve me renome të BE-së. Raporti u vlerësua nga ana e Eurodeputetëve si “studim i shkëlqyeshëm” dhe i “rëndësisë së veçantë”. Gjeturat e hulumtimit bazohen në analizimin e – 74 fushatave dezinformuese, 53 mediumeve publike dhe private, 180,000 postimeve në rrjete sociale; 32 milion ndërveprimeve në rrjete sociale (view, share, like); dhe 256 citimeve bibliografike”, shkruan Shasha

Studimi thot se ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Dje, autorë dhe media të caktuara i quajtën autorët e këtij studimi “shpifësa”, dhe studimin e quajtën “skandaloz” dhe të “turpshëm”.

Me një pasues të raportit, me të cilin u tentua të manipulohet ishte ky : “aktorët’ vendas të përfshirë në qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti besohet se kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme duke akuzuar Vjosa Osmanin, një kandidate e opozitës për kryeministre në zgjedhjet parlamentare 2019, si agjente ruse“.

Përmes këtij pasuesi, u tentua të manipulohet masa e gjerë duke aluduar se njerëz të Albin Kurtit kanë bërë fak news për znj. Osmani, pa e përmendur faktin se “aktorët” e mundshëm në Qeverinë Kurti mund të ishin edhe bashkëpartiakët e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Znj. Osmani në atë kohë kishte edhe mospajtime verbale me shumë prej tyre.

Shasha përmes një shkrimi në Facebook, thotë se në Kosovë është bërë trend që sa herë të ketë raporte ndërkombëtare, të kundërshtohen e të bëhet zhurmë.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.