SHBA-ja udhëzon edhe qytetarët e saj të vaksinuar që të mos udhëtojnë drejt Kosovës

Në udhëzimin e udhëtimit për qytetarët amerikanë, tashmë e përvetësuar nga Departamenti i Shteti me bashkëpunim me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e ka renditur Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë.

Edhe personave të vaksinuar i është rekomanduar fuqishëm të mos udhëtojnë në Kosovë.

Edhe pse Kosova vetëm se ishte pjesë e vendeve që konsiderohen si vende me rrezikshmëri të lartë, udhëzimit i shtohen edhe afër 130 vende të reja, raporton Deutsche Welle.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” deri më tani, edhe pse ka nisur vaksinimi mbarëbotëror”.

COVID-19 ka marr jetën e më shumë se tre milionë personave deri tani.

Related posts