Shfaqja kineze tallet me fotografinë e Selena Gomez në spital, por më vonë kërkon falje, ishte neglizhencë

Episodi i “Who’s the Murderer” ka ndryshuar një fotografi të shkrepur në spital ku shihet Selena Gomez dhe mikja e saj e cila i kishte dhuruar një veshkë në vitin 2017, dhe i zëvendësoi ato me dy burra, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Përdoruesit në Weibo, media sociale të Kinës e quajtën imazhin “ofendues” pasi Gomez vuan nga sëmundja Lupus.

Shfaqja kërkoi ndjesë duke shkruar në një deklaratë se me keqardhjen më të thellë ndihen në faj për neglizhencën.

Deklarata konfirmoi se përmbajtja tani është hequr nga transmetimet e ardhshme të shfaqjes.

“W ho’s the Murderer” – i cili transmetohet në kanalin televiziv Mango të Kinës dhe është përshtatur nga programi i Koresë së Jugut Crime Scene – ku shfaq të famshëm duke luajtur personazhe të ndryshëm ndërsa përpiqen të zgjidhin një mister të vrasjes.

Related posts