Shifra alarmante këto, 79% e 660 mijë të rinjve duan të ikin nga Shqipëria

Në Shqipëri Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë sapo ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi, ku shihet një rritje e papunësisë dhe pesimizmit të tyre për të ardhmen.

Drejtuesja e organizatës, Ervjola Osmanaj, thotë se pandemia e thelloi varfërinë e të rinjve dhe shumica e tyre mendojnë vetëm për të emigruar nga Shqipëria.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri shprehu shqetësim për shtimin e papunësisë në grupmoshat e reja gjatë pandemisë, duke kërkuar më shumë vëmendje nga autoritetet për rininë.

Sipas anketimit më të fundit, papunësia mes të rinjve u rrit nga 49 për qind gjysmën e parë të vitit në 51 për qind në këtë pjesë të dytë të këtij viti kryesisht për shkak të pandemisë dhe karantinës.

“Është përkeqësuar më shumë gjendja e papunësisë së të rinjve, 51 për qind e tyre janë të papunë. Pandemia ndikoi në humbjen e vendeve të punës për shumë të rinj. Pandemia shtoi edhe rastet e dhunës, sepse 88 për qind e vajzave të anketuara pohojnë se kanë pësuar një formë dhune gjatë kësaj periudhe. Emigrimi i të rinjve ka mbetur po ashtu një problem shumë i madh, që ende nuk i është gjetur ndonjë zgjidhje” – tha aktivistja Osmanaj.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë u kërkoi institucioneve vendim-marrëse të përfshihen në një dialog të qëndrueshëm me të rinjtë për të hartuar programe dhe politika në shërbim dhe sa më pranë të tyre, si në pushtetin qendror edhe në atë vendor/VOA.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.