Shifra alarmante të vdekjeve nga Covid-19 në SHBA, arrinë deri në 302.769 persona

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 302.769, prej të cilëve 2.892 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 242.099, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16.297.526.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,8 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,8 milionë.

Related posts