Shifra të frikshme në SHBA, 3.054 persona humbin jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në një ditë.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, 3.054 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm prej 2.769 viktimash, të shënuar në fillim të majit, ndërsa është edhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për harkun kohor të një dite.  

Shtetet e Bashkuara është vendi që është goditur më fort nga pandemia me mbi 289 mijë vdekje dhe rreth 15.3 milionë raste të konfirmuara që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet amerikane paralajmëruan më parë se shtimi i rasteve do të vijojë për shkak të udhëtimeve në mbarë vendin pas festës kombëtare “Thanksgiving”, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të parandalohej përhapja e virusit./ Euronews Albania

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.