Shkumbin Ismaili sjell këngën e re “Shko”

Këngëtari i mirënjohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, i njohur për baladat e tij të famshme ka publikuar dje këngën me titull “Shko”.

Kënga “Shko” e cila është e shoqëruar edhe me videoklip është kënga e parë e artistit për vitin 2021 e cila po pëlqet mjaft mirë me klikimet e para.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Alketa Dervishaj ndërsa për muzikën është kujdesur vet këngëtari.

Kujtojmë se këngëtari Ismaili vjen me këtë këngë pas 6 muajve pauzë kur e pati publikuar këngën e cila i mblodhi në YouTube mbi 4 milion klikime “Mbaje fjalën”.

Më posht mund ta dëgjoni këngën e Shkumbin Ismailit.

Related posts