Shorti i UEFA-së, Publikohen vazot e grupeve për Kupën e Botës “KATAR 2022”

Janë publikuar sot, në sajtin e FIFA-së, grupet që marrin pjesë në Kupën e Botës në futboll “Katar 2022”. Konkretisht janë publikuar vazot me ekipet që marrin pjesë në garën botërore futbollisitike “Katar 2022”.

Me datën 7 dhjetor 2020, në ora 18:00, do të mbahet shorti ku do të konfirmohen grupet e veçanta. Shorti do hidhet përmes një mbledhje virtuale në Zyrih të Zvicrrës.

Kosova dhe Shqipëria bëjnë pjesë në vazon me numër 5 dhe 4.

Të gjitha ekipet brenda një grupi do të luajnë me njëra – tjetrën dy herë në një format brenda dhe jashtë, në mes Marsit -Nëntorit 2021. Dhjetë fituesit e grupit do të kualifikohen direkt për Katar 2022.

Vazo nr.1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda

Vazo nr.2: Zvicrra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukrahina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania.

Vazo nr.3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda Veriore, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda.

Vazo nr.4: Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjerorgjija dhe Luksemburgu.

Vazo nr.5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Vazo nr 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari dhe San Marino.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.