Shpallet gjendje e krizës në Maqedoninë e Veriut, ushtria në rrugë

Tash, Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të administron edhe spitalet private atje. Kështu ka vendosur mbrëm qeveria e tyre duke shpallur gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit. Vendimi erdhi si pasojë e gjendjes së rëndë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, me shtimin e numrit të viktimave dhe rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus.

Kjo nënkupton nxjerrjen e forcave të ushtrisë në rrugë, përfshirjen e saj në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore.

Gjendja epidemiologjike në shtetin fqinj konsiderohet e rëndë dhe shpallja e gjendjes së krizës është vetëm një prej masave që është marrë dhe do të jetë në fuqi për 30 ditë.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.