Me iniciativën e Komunës së Prishtinë, për nxënësit e klasave të para të shkollave fillore të zonave rurale në Prishtinë sot janë dhuruar disa dhurata si simbolikë për fillimin e gjysmëvejtorit të dytë shkollor. Këtë lajm e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në llogarinë e tij facebook.


Lexoni më posht postimin e z. Ahmeti:
Nxënësit e klasave të para të shkollave fillore të zonave rurale në Komunën e Prishtinës, ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë e filluan duke pranuar dhurata si simbolikë për pozitivitet në këtë fillimvit të 2021.
Ky aktivitet u bë nëpërmjet fushatës #DHURO, të inicuar nga Komuna e Prishtinës, Fondacionit Jahjaga, OJQ “Nëna dhë Fëmijë të lumtur” dhe Qendra Kulturore & Filozofike “Akripoli i Ri” dhe u mundësua nga Humanity First, për të cilët jemi falenderues.