Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, 26 persona të lënduar

Pak para orës 15:00 një shpërthim i madh ka ndodhur në lagjen “Village”, në Ferizaj.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se janë gjithësej 26 persona që kanë pësuar lëndime trupore.

Ndryshe në vendin e ngjarjes ndodhen ambulanca, zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës.

“Po janë gjithësej 26 persona që kanë pësuar lëndime trupore, 2 nga ta dukshëm e kanë gjendjen më të rëndë dhe janë nisur për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës”, kanë thënë burimet.

Related posts