Shqipëria feston sot 108 vjetorinë e Pavarësisë

108 vite më parë, Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë nga Ismail Qemali. Deklarata e pavarësisë u bë më 28 nëntor 1912, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Pas Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë u formua dhe qeveria e parë e Shqipërisë së Pavarur e drejtuar nga Qemali ndërsa njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha (Londër 1913)

Shqipëria mbeti e pakënaqur nga vendimi e përcaktonte sovrane nga Perandoria Osmane por me mbikëqyrje të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit ndërsa jashtë kufijve u la një pjesë e madhe  territoreve të shtetit shqiptar.

Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë e krijuar nga Kuvendi i Vlorës me 4 dhjetor 1912. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm.

Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.

Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shënimeve, i fotografuar nga Kel Marubi më 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë).

Delegatët nga Kosova që morën pjesë në ditën e pavarësisë ishin nga Kosova, Gjakova dhe Plava-Gucia: Rexhep Bej Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Midhat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel Bej Begolli dhe Qerim Begolli.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.