Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova vendoset në oborrin e Katedralës “Nënë Tereza”

Prishtina tanimë numëron dy shtatore të ish Presidentit Ibrahim Rugova. Sot është inauguruar një shtatore e re me figurën e dr. Ibrahim Rugovës në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe dy djemtë e Presidentit Ibrahim Rugova e kanë zbuluar shtatoren, e cila është punuar nga skulptori Fatmir Hoxha.

Ipeshkvia e Kosova kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme që të inaugurohet edhe shtatorja e Anton Çettës, por është tërhequr nga vendimi një ditë më parë pas kundërshtimit të vajzave të Anton Çetës.

I vetëm që ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të shtatore së Rugovës ka qenë skulptori Fatmir Hoxha.“Dy vjet të plota kam punua, nga 14- 15 orë në ditë, përveç të dielave, deri pas meshës. Ky realizim është gjysma e synimit, shpresojë se do të vendoset edhe shtatorja tjetër”, ka thënë Hoxha.Kujtojmë se Hoxha është autor edhe i shtatores së Anton Çettës, e cila ishte planifikuar të inaugurohet së bashku me atë të Peridentit Ibrahim Rugova./kallxo.com

Related posts