Shtëpia e Bardhë zbulon dekorimet për Krishtlindje

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, zbuloi dekorimet për Krishtlindje të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2020. Tema e këtij sezoni ishte “Amerika e Bukur”.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju “Amerikën e Bukur” dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne celebrojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, shkruajti Melania në Twitter.

Shtëpia e Bardhë është dekoruar nga më shumë se 125 vullnetarë, të cilët vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, më shumë se 366 metra vargje zbukurimesh dhe më shumë se 3200 vargje dritash. Pema zyrtare e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindjet erdhi nga Shepherdstown i Virxhinias Perëndimore dhe u pajis me dekorime të bëra me dorë nga fëmijët.

Detaje të tjera të zbukurimeve festive të zonjës Trump përfshijnë: elemente përkujtues në Bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë të 100-vjetorit të Amendamentit të 19, i cili u dha grave të drejtën e votës, si dhe një nderim për ekipet e emergjencave që janë në linjën e parë të betejave të përditshme në shërbim të popullit.

Zonja e parë amerikane ruajti traditën e viteve të kaluara, duke dedikuar pemë për familjet që kanë humbur të afërm në lufën e Irakut si dhe duke vendosur kurora me lule në dritare. Këto do të jenë Krishtlindjet e katërta dhe të fundit të çiftit Trump në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, përgatitet të zhvendoset aty në janar.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.